Metropolitan > Art & Libra

Pretendon se është vajza e Dalí: Aprovohet zhvarrosja e eshtrave

Prej vitesh fallxhorja këmbëngul se është vajza e jashtëligjshme e artistit.

Një fallxhore spanjolle ka fituar të drejtën e zhvarrosjes së trupit të gjigantit surrealist Salvador Dalí, pasi pretendon se është vajza e tij. Pretendimet e saj kanë filluar që në 2015-tën, kur Pilar Abel, lexuese letrash dhe astrologe nga Gerona në Spanjë paraqiti një padi në Madrid ku thoshte se ishte vajza e artistit.

Ajo paditi shtetin spanjoll, ku Dalí la pasurinë e tij dhe fondacionin e artistit, gjithashtu me bazë në Spanjë dhe nëse diçka e tillë është e vërtetë, Abel do të trashëgojë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së artistit. Vendimi i 20 qershorit nga gjykata e Madridit, hap rrugën për zhvarrosjen e eshtrave të Dalí-t në Figueres të Spanjës, për të kryer të gjitha analizat e nevojshme të ADN-së që do vërtetojnë pretendimet e Abel. Zhvarrimi mund të ndodhë që muajin e ardhshëm, sipas BBC. Fondacioni i artistit ka në plan të apelojë vendimin.

Abel ka kryer teste të ADN-së një dekadë më parë duke përdorur flokët dhe lëkurën nga maska e vdekjes së artistit, por rezultatet nuk ishin bindëse. Ajo pretendon se është produkt i një lidhjeje të fshehtë, gjatë kohës që mamaja e saj punonte tek një familje në Cadaqués, ku edhe Dalí kishte një shtëpi. Sipas Abelit, të dy u takuan dhe kishin një lidhje. Në atë kohë Dalí ishte i martuar me muzën e tij, Gala, me të cilën nuk kishte fëmijë. Lidhja e fshehtë e të dyve nisi në vitin 1955. Ajo lindi në vitin 1956.

Abeli thotë se nëna e saj e ka thënë në vazhdimisht, madje edhe në prezencë të njerëzve të tjerë, se artisti ishte babai i saj. Pionieri i lëvizjes surrealiste vdiq në 1989 në moshën 85 vjeçare. Ekspertë që kanë studiuar Dalí-n, janë skeptikë ndaj deklaratave të Abel, por nëse diçka e tillë është e vërtetë, Abel mund të përfitojë 25% të pasurisë së tij, që ndryshe përkthehet në 336 milion dollarë.

Burimi: Artnet

Artikuj të ngjashëm