Si jetojmë > Shtepia VIP

Beyonce binjakët s'i tregon,ama vendos të na çmendë me shtëpinë e pushimit

Praktikisht familja Carter zhvendoset në parajsë!

Një vilë luksoze me pamje nga oqeani Paqësor, 14 tualete, 10 dhoma dhe 1 pishinë me bordurë xhami është ajo ç’ka binjakët fatlumë të Beyonce-s dhe Jay Z do të quajnë shtëpi.

Thuhet se diva e muzikës ka paguar rreth 400.000 dollarë qira për vilën magjike në të cilën do të qendrojë deri në fund të gushtit, bashkë me 3 vogëlushët e saj. Ditën e dielë, nëna e këngëtares është parë të shkojë drejt shtëpisë luksoze për të vizituar nipërit, të cilët mendohet të jenë një vajzë dhe një djalë.

Edhe pse për më shumë se 1 javë, Beyonce dhe binjakët kanë qendruar në spital, duket se ajo ç’ka i pret jashtë është një copëz parajse.

Ndërkohë që ylli i “Drunk in Love” ndodhej në spital, për vajzën e madhe të çiftit, Blue Ivy është kujdesur Jay. E për të rifituar kohën e humbur larg saj dhe ardhjen e fëmijëve Beyonce duket se e ka ndarë mendjen që për pak kohë të qendrojë larg gjithçkaje dhe t’i gëzohet tërësisht mëmësisë.

E ku mund t’i shijosh më mirë këto ditë të bekuara përveçse në këtë vend që në fakt duket si i dalë nga ndonjë përrallë.

Artikuj të ngjashëm

. .