Uniformat e verës janë zakonisht fustanet e linosë ose pantallonat e shkurtra me bluza të vockla. Herët a vonë, këto dalin nga qejfi dhe nuk duken më si veshje të mirëmenduara e me stil. Në shpëtimin tuaj: pizhamat. Janë të strukturuara, interesante, të rehatshme dhe nuk duan aspak mund.
I kanë veshur figura të rëndësishme të modës e Hollywood-it. Duke nisur nga Rihanna, Selena Gomez, Kendall Jenner e duke përfunduar tek Gigi Hadid. Tani, mund t’i vishni dhe ju. Printet e sugjeruara janë vijat vertikale, motivet e vogla e të zbehta dhe vijëzime kontrasti në bordura.
Për t’i dhënë idenë e një veshje për ditën, e jo një kostumi për të fjetur, pizhamat tuaja të preferuara kombinojini me një palë këpucë minimaliste me takë treçerekëshe. Ose nëse jeni si Rihanna dhe vini rehatinë mbi të gjitha, shapkat me pellush janë miku juaj më i mirë.