Duke parë sjelljet e Olsit dhe Fiorentinës (apo mos duhet të themi OlFi) brenda shtëpisë së Big Brother, si macja me miun, s’do na kishte shkuar mendja kurrë që Olsi të bënte një deklaratë të tillë pas daljes nga shtëpia, por ja që jeta është plot të papritura.
Finalisti i edicionit të nëntë të Big Brother Albania, pasi falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij 3-mujor brenda shtëpisë, nuk harroi të përmendte dhe ‘ëmbëlsirën e tij’.
“Faleminderit që më dhurove xhelozi. Më bëre të kuptoj që ishe zgjidhja ime më e mirë. Olfi. Gati për Big Brother jashtë zemra.” Pra lidhja do vazhdojë edhe pas përfundimit të lojës. Dhe koha ka provuar vërtet se Big Brother-i i vërtetë është jashtë, mbetet vetëm të shohim si do shkojë.