Meqë ky ishte Big Brother ‘love edition’ (edicioni i dashurisë), fitues u shpall çifti që i çoi gjërat deri në fund.
Danjeli dhe Fotinia u shpallën fitues të Big Brother 9 pasi u panë, folën dhe u martuan brenda shtëpisë, madje edhe me bekimin e Erion Veliajt.
Ata lanë pas çiftin Olsi-Fiorentina.
Në këtë finale konkurruan tre çifte: Lupçe-Katerina, Olsi-Fiorentina dhe Danjeli-Fotinia.
Formati i këtij Big Brother-i eksperimentoi me idenë e garës në çift, duke nisur fillimisht konkurrimin me dy shtëpi: një për banorët që hynë çift dhe një tjetër, për ata që hynë single por duhej të krijonin një lidhje brenda shtëpisë.