Që Xhemi dhe Arbana janë shumë shoqe, këtë e vërtetoi koha. Dy koleget e “Top Channel” e tregojnë gjithmonë vlerësimin që kanë për njëra-tjetrën edhe në rrjetet sociale.
Por deklarata e Fiorentinës sot në finalen e Big Brother i vuri në siklet të dyja, pasi u shpreh se Xhemi ka stil, por Arbana ka qenë gjithmonë më e mirë si prezantuese.
“Në stil, në veshje dhe në grim gjithmonë më ka pëlqyer, pastaj pa dashur ta fyej, ti gjithmonë në prezantim ke qenë e para.”, iu përgjigj Fiorentina Arbanës që e pyeti si ndihej që po grimonte një prej prezantueseve më të njohura të “Top Channel”.
Xhemi hyri e grimuar shumë pak, si një surprizë për Fiorentinën, së cilës i pëlqen shumë të grimojë dhe ka mbaruar një kurs për make up. Ajo nisi ta grimonte Xhemin, të cilën Arbana, shoqja e saj e ngushtë, nuk mund të ndalonte së komplimetuari.
“Xhemi është nga ato personazhe që pranon çdo lloj grimi, se sido që të lyhet është e bukur vetë.”, u shpreh Arbana.
Mirëpo pas komentit të Fiorentinës se Arbana i pëlqen më shumë, prezantuesja e Big Brother nuk reagoi aspak mirë:
“Bobo, Fiorentina. Bëre shumë gabim që e the këtë.”
Edhe Xhemi u duk mjaft në siklet, por priti sa t’i vinte radha që t’ia kthente Fiorentinës me ironi:
“Më pëlqen shumë si më ke lyer, të lumshin duart.”, u shpreh Xhemi, “Tani grimo Arbanën, që është e preferuara jote.”
Këtu ndërhyri Arbana përsëri, duke kërkuar të liheshin mënjanë kunjat dhe të vijohej me spektaklin, teksa e mbylli duke thënë:
“Përshëndesim Xhemin, më të mirën në botë!”