Sot gjatë finales së Big Brother 9, aktorët e humorit të “Pa Limit” bënë disa skeçe ku vinin në lojë banorët konkurrentë të këtij edicioni.
Ata u vunë në rolin e Fiorentinës, Elsamedit dhe Lupçes, duke bërë humor me sjelljet e tyre karakteristike.
Aktorja Ana Lika imitoi Fiorentinën dhe skeçi u përqëndrua tek pesha e saj dhe dëshira për të ngrënë. Humoristja u vendos në qendër të studios duke qarë sepse i hahej, ndërsa një zë në rolin e Big Brother në sfond i thoshte se ishte shëndoshur dhe nuk duhej të hante më.
“Mos më thuaj ashtu, se më hape oreksin!”, thoshte Ana Lika në rolin e Fiorentinës.
Fiorentina qeshte mirëpo, kur më pas Arbana e pyeti si iu duk skeçi i përgatitur për të, ajo u përgjigj shkurt:
“Ishte shumë e dukshme.”
“Ti na ke kënaqur gjatë gjithë këtyre javëve, por që ke hongër ke hongër!”, iu përgjigj Arbana me të qeshur.