U bënë plot 20 vite që kur e gjithë bota u njoh për herë të parë me Harry Potter-in, filmin që do të fiksonte gjithë fëmijët dhe adolëshentët e planetit. Por, vitet nuk janë asgjë para interesit dhe kureshtjes që njerëzit kanë ende për tu informuar rreth botës magjike të tij.
Së fundmi, autorja i ka surprizuar të gjithë, duke i thënë se në të vërtetë ekzistojnë 2 Harry Potter-a ! Këtë në fakt nuk prisnim ta dëgjonim ndonjëherë.
“Boy Who Lived”, (Djali që mbijetoi) ashtu siç Harry quhej, duket se nuk është aq unik sa të gjithë mendonim. Sipas Rowling, ekziston dhe një personazh i njëjtë me të i cili kurrë nuk është përmendur në librat e famshëm.
Ky personazh qenka stërgjyshi i Harry-it , Henry Potter i cili luftoi gjatë Wizengamot-it gjatë viteve 1913-1921 dhe ishte pro babanacëve (persona pa fuqi magjike).
Pra, autorja na tregon për historinë e Henry-it i cili ishte në të vërtetë personazhi legjendar për të cilin nuk u fol kurrë, deri më tani. Duke qenë se “Harry Potter” është një nga sagat më të dashura për audiencën, nga e cila janë gjeneruar fitime marramendëse, e gjithë kjo ishte paksa shokuese për të gjithë adhururesit e tij.
Duket se fansat nuk e kanë pritur shumë mirë deklaratën e fundit të autores dhe të zhgënjyer kanë reaguar ndaj saj përmes rrjeteve sociale.
Burimi: Daily Mail