Beauty > Make-Up

Ç’duhet të dini për përbërësit e dëmshëm në produktet tuaja të bukurisë

Sulfatet
Gjenden në shampo, larësit e trupit dhe larësit e fytyrës. Ç’thuhet: Profesionistët e flokut ia vënë fajin sulfateve për zbehjen e ngjyrës së flokut tuaj. Sipas tyre, sulfatet e zhveshin skalpin nga yndyra e tij natyrale duke shkaktuar thatësi dhe irritim. Ç’duhet të dini: Flokun e lyer e dëmton më shumë uji i nxehtë se sa e dëmtojnë sulfatet. Sidoqoftë, nëse keni skalp të ndjeshëm, jini të kujdesshëm me produktet që përmbajnë sulfate pasi ju thajnë lëkurën.
Minerali i talkut
Përdoret në produket e grimit, pudra dhe në deodorante për të thithur vajrat dhe djersën. Ç’thuhet: Janë raportuar raste që e lidhin talkun me kancerin e vezoreve. Ç’duhet të dini: Lidhja mes talkut dhe kancerit nuk është ende e qartë edhe pas studimeve të njëpasnjëshme. Agjencitë përkatëse e kanë klasifikuar talkun si “ndoshta karcinogjen”.
Phthalates
Gjenden në llakun e flokëve dhe manikyrë. Ç’thuhet: 'Phthalates' thithen nga lëkura dhe mund të jenë të rrezikshme për aftëistë riprodhuese, duke shkaktuar madje, infertilitet. Ç’duhet të dini: Studimet kanë treguar se 'phthalates' janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe janë të ndaluara të përdoren në produkte kozmetike në Europë.
Parabenët
Përdoren kudo, që nga maskat e fytyrës e deri tek rimeli. Ç’thuhet: Studimet kanë treguar se parabenët veprojnë si estrogjen në trupin e njerëzve dhe teprica e këtij hormoni mund të rrisë shanset për kancer e qeliza tumorale. Ç’duhet të dini: Pavarësisht se parabenët janë gjetur në inde të kancerit të gjoksit, autoritetet përkatëse nuk e konsiderojnë të rrezikshëm për shëndetin. Kjo, sepse parabenët gjenden edhe në urinën e shumicës së popullsisë dhe nuk ka mjaftueshëm prova për të vërtetuar ndikimin në shëndetin e njerëzve.
Aromatizuesit
Ç’thuhet: Prodhuesit e produkteve të bukurisë mund të përfshijnë aromatizues në produktet e tyre dhe të mos e listojnë si përbërës. Kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi shumë aromatizues janë alergenë dhe irritues të lëkurës ose përmbajnë alkool. Ç’duhet të dini: Dermatologët thonë se aromatizuesit mund të shkaktojnë reaksione alergjike kur përdoren për një kohë të gjatë dhe është më mirë të përdorësh një produkt pa aromë, sidomos nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Artikuj të ngjashëm

. .