Nëse ka diçka që princeshë Kate e dallon nga gjithë të tjerat, (përpos faktit që është princeshë) është bardhësia dhe fytyra e saj kaq e pastër. Të gjitha vajzat janë përpjekur pafund të mësojnë se si ja del ajo të mos ketë asnjë imperfeksion. Sigurisht, që për tu dukur ashtu si duket, ajo ka një ekip të tërë pas vetes, puna e të cilëve është ta bëjnë atë të jetë thjesht rrëzëllitëse.
Por së fundmi, përveç kësaj duket se Kate ka një armë sekrete dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë kurrë prej saj. Sipas gruas e cila kujdeset për fytyrën dhe make up-in e dukeshës, ajo që Middleton nuk ndan kurrë nga përdorimi i saj është thjesht një copë fanellate, e cila ndihmon kaq shumë në pastrimin dhe freskimin e fytyrës.
Dhe në fakt, nuk duhet të na bëjë aspak habi. Mjafton të kujtojmë sa e sa herë nënat na e kanë këshilluar, duke na folur për përfitimet që vinë prej kësaj cope magjike, që vetëm tani po e besojmë.
Grimierja e princeshës tregon se nëse ka diçka e cila është e nevojshme në rutinën e përditshëmrisë sonë, është pikërisht fanellata. Ajo ndihmon në heqjen e menjëhershme të make up-it, pastron qelizat e vdekura dhe gjithë papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Këtu, përsëri kujtojmë pse gjyshet këmbëngulin kaq shumë që për fëmijët e vegjël të përdorin vetëm çarçafë fanellate, pikërisht prej butësisë dhe aftësisë për ta mbajtur të lëmuar lëkurën.
Përveç kësaj mund të kursejmë kaq shumë. E në fund të fundit, nëse princesha është kaq e fiksuar pas kësaj, kjo nuk është thjesht rastësi. Fytyra e saj thotë gjithçka.
Burimi: Mirror