Alergjitë mund të jenë kaq të bezdisshme bashkë me simptomat që i shoqërojnë: sy të skuqur, hundë të bllokuara, fyt i acaruar. Nëse ju aktualisht jeni kthyer në ata njerëz që sapo afron pranvera varin një shami te hunda dhe teshtijnë po aq shpesh sa marrin frymë, kemi kurën e duhur: Një shishe xhin.
Megjithëse është provuar se alkooli përkeqëson simptomat e alergjisë dhe astmës, kjo për shkak të kimikatit histaminë që përmban, xhini dhe vodka e kanë në sasi më të vogël dhe ndonëse nuk do t’ju shërojnë plotësisht, do t’ju lehtësojnë simptomat.
Nëse do të preferonit më shumë një gotë verë, zgjidhni verën me sasitë më të vogla të sulfatit. Shmangni ushqimet e konservuara si proshuta, sallami apo peshku ton dhe disa lloje djathërash. Zgjidhni peshkun dhe mishin e freskët dhe djath si rikota apo mocarela.
Burimi: The Independent