Blerina Bombaj as që e mendonte se mund të martohej me Edin, djalin që një mik i saj i afërt i tha se “vdiste për të”.
Dietologia e njohur zbuloi sot tek “Rudina” se “mblesërinë” e njohjes me bashkëshortin e bëri Joni Peçi.
“Punonte diku afër me Jonin, ai bëri ndërmjetësin e im shoqi për të arritur tek unë. Ai kishte shumë respekt për Edin, sepse ai është njeri që e fiton dashurinë e të tjerëve, është njeri shumë fisnik.”
Sot, pas shumë vitesh martesë dhe dy fëmijëve, Bombaj kujton me të qeshur se në fillim, kur Joni i kishte treguar Edin për herë të parë, ajo s’e kishte pëlqyer. Megjithatë, i mjaftoi ta njihte shumë pak që të kuptonte ç’njeri ishte.
“Më tha: “Ky vdes për ty”, dhe unë i thashë: “Ky?!” “Mos e shiko ashtu", më tha, "se është alamet djali!”. Dhe kishte të drejtë."
Martesa nuk do të vinte shumë vonë.
Në shkurt të këtij viti, Blerina Bombaj tregoi për Anabel.al se bashkëshorti i saj është një prej njerëzve më mbështetës, që e nxit të punojë e të kërkojë më shumë.
“Kam një bashkëshort që më përkrah shumë, më mbështet me synimin që unë t’i realizoj dëshirat e mia, është një njeri që i vlerëson shumë “ambiciet” e mia, që më ndihmojnë të bëj përpara.”