Vishni rroba të lirshme. Sa më të lirshme, aq më mirë. Do të ndiheni më rehat nëse coha nuk ju prek lëkurën. Një fustan i gjatë dhe i gjerë do t’ju mbajë më freskët se një palë pantallona të shkurtra dhe një kanatjere e ngushtë.
Hiqni dorë nga reçipetat me mbushje. Zgjidhni një palë reçipeta të lehta, me dantellë, pa tela e të pangarkuara.
Qëndrojini larg copave që ju ngjiten pas trupit. Copat e lehta janë një bekim për ditët e verës, por duhet të kenë një lloj qëndisjeje ose qepjeje që të mos ju ngjisin në lëkurë në momentin që filloni të djersini.
Gjeni veshje të endura me vrima të mëdha. Do të ndjeni çdo puhizë që fryn në drejtimin tuaj.
Zgjidhni materiale natyrale. Pambuku përshembull, e lejon lëkurën të marrë frymë. Poliestra ose najloni, jo. Pambuku, gjithashtu, e thith më mirë djersën dhe thahet më shpejt.
Shmangni zbukurimet, si gurët, teminat dhe metaliket. I rëndojnë rrobat tuaja dhe i bëjnë t’ju ngjiten me lëkurën. Provoni veshje me motive. Janë po aq interesante sa veshjet me zbukurime dhe nuk ju bëjnë vapë
Kompletoni veshjet tuaja me kapele kashte ose me një shall të lehtë. Hidheni shallin krahëve kur mendoni se keni ndenjur shumë në diell.
Vishni xhaketa, funde dhe fustane pa astar. Astari, në të gjitha rastet, do t’ju bëjë të ndiheni sikur po ecni në saunën tuaj personale.
Përdorni një shall ose një shami për të thithur djersën dhe për t’i mbajtur flokët larg qafës.
Mbulohuni për të shmangur ekspozimin e tepërt ndaj diellit dhe për të qëndruar të freskët. Dielli jo vetëm që ju dëmton lëkurën, por edhe ju ngre temperaturën e trupit. Mëngët janë aleatët tuaj.
Qëndroni tek ngjyrat e çelëta. E bardha, specifikisht, reflekton dritën dhe ju mban freskët.