Metropolitan > Shkencë

Mendoni se do merrni 10-ta në provime nëse nuk lyheni? Haha! Sa naivë

Sado skeptikë jemi për lajmin që do lexoni më poshtë, po ta mendosh mirë, ka kuptim. Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Cogent Psychology, nëse lyheni para një provimi, do keni performancë më të mirë akademike.

Si mund t’ju bëjnë më të zgjuar pak fondatinë, maskara dhe buzëkuq? Zbulimi bazohet tek 186 vajza të reja, gjysmës prej të cilave iu kërkua të lyhen përpara një provimi dhe të tjerave të mos lyhen. Në përfundim të studimit, vajzat që kishin përdorur makeup, kishin performancë 10-20% më të lartë se të tjerat.

Ekzistojnë studime të mëparshme që provojnë se vetbesimi i lartë mund të ndikojë tek rezultatet e larta akademike. Logjika mbrapa këtij studimi qëndron tek grimi, që mund t’i bëjë vajzat të ndihen më të bukura dhe të nxjerrë në pah vetbesimin e tyre.

Pra nëse nuk keni mësuar për provimin e radhës, bëjini vetes një nder dhe vendosni pak buzëkuq. Më mirë akoma, thjesht blini makeup-e, kjo do t’ju japë gjithë informacionet e nevojshme, sikur të keni ndejtur gjithë natën mbi libra.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm