Metropolitan > Art & Libra

Pasi mposhti kancerin, Hajrie Rondo përsëri në spital

Vitin që shkoi, Hajrie Rondo u kthye në skenë me komedinë “Tre dhëndurët” pas 5 vitesh në luftë me kancerin.

Të hënën, aktorja u shtrua përsëri në spital për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje. Lajmin e konfirmoi edhe vajza e Hajrie Rondos, Klea Ikonomi, e cila u shpreh për “Dita” se ditëve të fundit, mamaja nuk po ndihej mirë, ndaj edhe shkoi të bënte një skaner. Pas tij, mjekët e çuan menjëherë për ndërhyrje.

“Kishte vetëm 10 ditë që nuk ndihej mirë, ishte e pafuqishme, prandaj shkoi të bënte një skaner, pas të cilit bëri menjëherë ndërhyrjen.”

Megjithatë, ajo tregon se tani e ëma është në gjendje më të mirë, dhe presin të dalë nga spitali.

“Tani është më mirë, presim që të përmirësohet, ndonëse vazhdon të jetë e shtruar në spital.”

Vjet, gjatë promovimit të komedisë “Tre dhëndurët”, Hajrie Rondo u shpreh se provat në teatër ishin për të një terapi shpirtërore që e ndihmoi ta mposhtte sëmundjen.

Artikuj të ngjashëm

. .