Beyonce & Kelly Osbourne
Të dyja hanë të bardha vezësh për mëngjes, një lëng perimesh dhe drithëra me qumësht me pak yndyrë.
Kate Middleton & Nicole Ritchie
Lëngjet jeshile janë zgjedhja e tyre për trup fantastik. Nuk kalon një ditë që ato nuk konsumojnë një lëng me përmbajtje spinaqi, selinoje, kastraveci apo sallate jeshile.
Megan Fox & Fergie
Yjet e Hollywood-it konsumojnë uthull molle dy herë në ditë: përpara drekës dhe përpara darkës. Është një mënyrë e mirë për të hequr tepricat e ujit dhe toksinave nga organizmi.
Victoria Beckham
Sipas saj dhe dermatologut të saj, salmoni është një super ushqim që të bën mirë për linjat trupore dhe për lëkurën. Vështirësia qëndron në faktin që duhet konsumuar çdo ditë e çdo vakt.
Jennifer Aniston
Lëngje frutash me banane, qershi, pluhur proteinik, kakao, bajame, antioksidues, qumësht bajamesh. Të gjitha frutat organike dhe me vlera ushqyese në një gotë të vetme.
Kourtney Kardashian
Ajo nuk konsumon sheqerna, bulmetra apo gluten. Bollgurit ama, s’i ndahet.