Të gjithë përtojmë kaq shumë që menjëherë pasi zgjohemi nga gjumi ta nisim ditën me ushtrime fizike edhe pse në fakt do t’i bënim trupit tonë një nder të madh. Sa e sa herë i kemi premtuar vetes që do t’ja bëjmë këtë të mirë, por kurrë se kemi gjetur atë që na duhet me shumicë, motivimin.
Por pikërisht në kohën kur na duhet më shumë, Michelle Obama kujdeset të na vijë në ndihmë. Ish-zonja e parë, ka marrë përsipër që me çdo kusht të kujdeset për t’i kthyer motivimin të rinjve dhe për këtë ka krijuar një grup, ku bashkë me instruktorët e fizkulturës bëjnë rreth 1 orë aktivitete të ndryshme fizike. Madje ajo, është e para e cila i ndjek me shumë dëshirë këshillat e trajnerëve.
“Kur isha në Shtëpinë e Bardhë, fundjavave organizoja të tilla grupime me miket e mia më të mira. Ky lloj aktiviteti bëhet për të na kujtuar se nëse duam të kujdesemi për të tjerët duhet ta bëjmë fillimisht për veten tonë. Edhe pse nuk jam më në shtëpinë presidenciale këtë traditë nuk e harroj kurrë.”- shkruan ajo poshtë fotos së publikuar në Instagram.
Madje Michelle, na tregon se të ushtrohesh së bashku me miket e tua është një formë kaq efektive e cila gjithashtu ndihmon në forcimin e marrëdhënieve me to. Përpos kësaj, Obama u bën thirrje të gjithë vajzave të nisin menjëherë nga puna për të ndërtuar trupin e verës që ëndërrojnë gjithë kohën. Dhe ta bëjnë këtë mes mikeshash.
Ish-zonja e parë, gjithmonë është njohur për tendencën e saj që përmes mesazheve të frymëzojë të rinjtë dhe t’i edukojë drejt stilit të shëndetshëm të jetesës. E nëse Michelle po këmbëngul kaq shumë, çfarë po presim akoma? Duhet të ndihemi kaq në faj!
Burimi: Glamour