Shëndeti > Shendeti i Gruas

Nëse ende s’jeni masturbuar gjatë periodave, duhet të filloni ta bëni tani

Vajzat dhe gratë dinë si t’ja bëjnë qejfin vetes gjatë ciklit, mund të blejnë pafund ilaçe kundër dhimbjeve, pantallona të rehatshme dhe sasi të frikshme ëmbëlsirash, por e keni menduar ndonjëherë se gjithçka ju duhet gjatë atyre ditëve është të masturboheni?

Sipas ekspertes së seksit dhe lidhjeve, Logan Levkoff ‘është budallallëk që vajzat e konsiderojnë fazën menstruale si një kohë tjetër gjatë së cilës jeta normale ndalon përkohësisht’. Masturbimi gjatë menstruacioneve ka shumë përfitime. Orgazmat jo vetëm që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, por zbusin dhe dhimbjet menstruale.

Kur ju kaloni në orgazëm trupi çliron dopaminë dhe oksitocinë, ilaçe natyrale kundër dhimbjeve që mund t’ju largojnë disa nga dhimbjet më të mëdha të barkut. Orgazma mund t’ju ndihmojë edhe për të fjetur. Plus gjatë periodave jeni edhe më të eksituara. Sipas studiuesve në universitetin e Chigago-s, kjo quhet ‘faza seksuale’ që zgjat rreth 6 ditë.

Gjatë kësaj faze vajzat janë më aktive seksualisht dhe kanë më shumë fantazi seksuale gjithashtu, madje dhe orgazma shijon më shumë. Keni nevojë për më shumë arsye që të filloni të përkëdhelni veten gjatë periodave?

Burimi: Women’s Health

Artikuj të ngjashëm