Dashuri dhe seks > Dating

Si ta kuptoni që në takimin e parë që ai nuk është aspak i duhuri

1. Shumë hapësira boshe në bisedë

Në takime të para, domosdo që do ketë edhe momente kur heshtni, por nëse të dy keni vështirësi për t’i mbushur me tema bisedash këto çaste të qeta, atëherë me siguri nuk keni mjaftueshëm interesa të përbashkët. Nëse thjesht jeni nervozë, fllisni për këtë.

2. Mosdakortësia

Tema delikate si feja ose politika duhen mbajtur larg tavolinës në një takim të parë, por nëse rastis të flisni për to dhe të mos bini dakort, kjo është një shenjë që nuk jeni të përshtatshëm në një nivel madhor. Nëse s’bini dakort për gjërat e rëndësishme, po për ato të parëndësishmet?

3. Përdorimi i celularit

Ta mbash celularin në tavolinë gjatë një takimi është e pasjellshme, por t'a përdorësh është akoma dhe më e pasjellshme. Të dy duhet të fokusoheni tek biseda e tek njëri tjetri, jo tek mesazhet apo rrjetet sociale.

4. Nuk ka kimi

Disa gjëra janë jashtë kontrollit tuaj. Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi kimisë gjatë takimit tuaj të parë sepse është një tregues i fuqishëm për potencialin tuaj romantik.

5. Ke filluar të mendosh për faturën

Një shenjë e qartë që mezor po pret të largohesh nga aty.

6. Duket si marrje në pyetje e jo si një bisedë

Takimet e para janë përherë pyetje të thjeshta e biseda të lehta, por s’keni pse ndiheni sikur jeni në komisariat.

7. Përmendja e ish-ave

Qëllimi i një takimi është të njohësh dikë të ri, jo të mbytesh në kujtimet e të kaluarës. Jo vetëm që të flasësh për ish-at është një temë e sikletshme, por edhe duket sikur keni dikë tjetër në mendje.

8. Mbaron shumë shpejt

Nëse takimi juaj i parë zgjat pak, shanset që një takim i dytë të ndodhë janë shumë të ulëta.

Artikuj të ngjashëm

. .