Qëkur kemi marrë vesh se Nard Ndoka ka sens humori, nuk ngopemi dot me politikanin shqiptar. Dhe ai nuk e ka aspak problem të na zbavisë hera-herës.
Por këtë radhë dyshojmë të ketë qenë e qëllimshme. Ndoka ka realizuar një takim me banorët e Fushë Arrëzës në kuadër të fushatës elektorale, ku deputeti mbështet Partinë Demokratike, por diçka nuk shkonte tek fotot e publikuara në Facebook-un e tij.
Të rinjtë ishin të lumtur dhe të gëzuar ndërsa bënin me dorë nga kamera…deri këtu gjithçka në rregull, por në një tjetër foto siç duket e punuar keq me photoshop, dikujt i mungonte një dorë, dikujt tjetër një kokë. Nuk e dimë çfarë ka dashur të rregullojë Ndoka në foto, por gabimi është kapur në kohë dhe është fshirë nga llogaria e tij. Pastaj këto janë gjëra politikanësh, ne nuk do t’i kuptonim dot kurrë!