Horoskopi > Astro Fun

Mos u lodhni duke kërkuar: Rroba banje perfekte për çdo shenjë

Dashi
Hiqni dorë nga trendet. Ju krijoni tuajt edhe kur vjen puna te rrobat e banjës. Kërkoni një kostum me formë të pazakontë dhe me print që bie në sy. S’mund të dukesh keq me një kostum të rehatshëm, sportiv, por edhe chic.
Demi
Kur zgjidhni rroba banje, ju doni të jeni rehat po aq sa doni të dukeni bukur. Ndërsa të tjerët merren më trende, rrobat tuaja të banjës do të jenë në modë vitin tjetër, aq saç janë tani. Kostumi mund të duket i thjeshtë, por bashkë bëjnë një kombinim seksi dhe të sofistikuar që mund të alternohet me reçipeta ose mbathje të tjera lehtësisht.
Binjakët
Për ju, bikinit janë forma ideale e rrobave të banjës. Duke nisur nga printet që bien në sy e deri tek prerjet e veçanta, ju dukeni mirë me çdo kombinim. Përfitoni nga zhdërvjelltësia juaj dhe zgjidhni bikini që nxjerrin në pah stilin tuaj unik.
Gaforrja
Një palë rroba banje të mira duhet të kenë një detaj femëror, patjetër. Ju anoni drejt të bardhës së pastër, në prerje që janë elegante dhe që ju kanë hije. Jo shumë seksi, jo shumë e ekspozuar.
Luani
Ju duhet të blini një palë rroba banje që shkëlqejnë, shndërrisin e bien në sy lehtësisht, sepse edhe ju këtë bëni. Kjo trupore ombre është seksi dhe lozonjare, si ju. Prandaj shfaqini asetet në të, duke i bërë të gjithë të flasin.
Virgjëresha
Jeni më të prirura drejt stileve vajzërore, por kostumi perfekt për ju duhet të ketë një detaj që të bën të kthesh kokën, si një motiv ose një prerje të sofistikuar që e bën më të veçantë. Fjongo të tilla i plotësojnë të gjitha kriteret.
Peshorja
Ju s’keni frikë të provoni diçka të re, kështu që qëndrojini larg bikinit klasik. Një trupore me motive me lule në ngjyrën tuaj blu dhe me prerje që ju hijeshojnë figurën, i përshtatet stilit tuaj eksperimentalist dhe avantgardë.
Akrepi
Rrobat e banjës perfekte për ju janë të shkëlqyeshme, të ngushta, por jo të mërzitshme. Dhe mëqë gardërobën e keni mbushur me veshje të zeza, zgjidhni një trupore të zezë që është edhe joshëse edhe shumëpërdorimëshe. Me një fund dhe një palë taka, mund ta vishni në një festë në mbrëmje.
Shigjetari
Stili juaj është i kuruar dhe pa teprica. Pëlqeni motivet dhe ngjyrat që bien në sy. Shkoni drejt siluetave që janë femërore, e pavarsisht kësaj nuk e konsideroni veten shumë femërore. Një bikini me bel të lartë e me motive gingham është një kostum interesant, por pa e tepruar.
Bricjapi
Stili juaj është i sofistikuar, por kjo s’do të thotë që s’mund të jetë joshës. Meqë s’ju pëlqen t’i shfaqni të gjitha, tregoni format e trupit me një trupore që bashkon klasiken me modernen.
Ujori
Nuk mund të parashikohet asgjë rreth stilit tuaj. Preferoni veshje që ju bëjnë të lumtur dhe nuk doni t’ja dini ç’mendojnë të tjerët. Ngjyra vibrante, motive të forta, do t’i provonit të gjitha.
Peshqit
Fokusohuni tek shpirti i juaj i lirë kur të kërkoni rroba banje. Motivi me lule dhe frudat në krahë i japin bikinit dhe juve një pamje bohemiane dhe artistike.

 

 

Artikuj të ngjashëm

. .