Beauty > Make-Up

Të dukesh bukur pa grim është kaq e thjeshtë! Duhet vetëm një aksesor

Romee Strijd

Jua kanë zënë sytë syzet e tejdukshme aviator? Duke nisur nga Bella Hadid e duke përfunduar te Kim Kardashian, syzet e tejdukshme janë bërë aksesori i preferuar i çdo të famshmi, blogereje e fashionista-je. Përveçse akesor, syzet kanë një potencial të fshehur.

 

Suki Waterhouse & Emily Ratajkowski

Nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të blerë një palë syze sesa tani që temperaturat rriten dhe lagështia kap majat. Por mendoni jashtë kutisë. Në ditë kur fondatina nuk qëndron në vend e rimeli shkrin, syzet janë shpëtim. Mos vini fondatinë e rimel, por një palë syze. Skeleti i shkëlqyeshëm do t’i japë ndriçim faqeve, ndërsa lentet e mëdha do të fshehin sytë e lodhur e qeset nën ta.

 

Kendall Jenner

Hiqni dorë nga grimi dhe zvendësojeni rutinën tuaj me një palë syze. Një pamje e freskët, rinore dhe në linjë me trendet. Ç’mund të kërkoni më shumë?

 

 

Artikuj të ngjashëm