Të gjithë bëjmë llogari në mendjen tonë kur duhet thënë fjala magjike në një lidhje. Mund ta ndjejmë që në fazat e para të një lidhjeje dhe të mos e themi, të trembur se personi që kemi përballë mund të mos ndihet njësoj, ose të mos e ndjejmë fare dhe ta themi nga zori.
Kaq shumë llogari, formula të ndërlikuara, por si mund ta kuptojmë kur është momenti i duhur për të thënë: Të dua? Sipas ekspertëve, nuk ka një fazë të caktuar: “Nuk ka një formulë ekzakte për ta thënë. Duhet ta thuash kur ta ndjesh, pa bërë shumë llogari sa kohë keni kaluar bashkë, apo nëse do të ta kthejë mbrapsht.”
Është kaq e thjeshtë. Pse ta ndërlikoni me kaq shumë pyetje?
Burimi: The Independent