Ne mund të jemi mësuar me këngën ‘Midis Tirone’ dhe me muzikën që prodhon Noizy në përgjithësi, ndaj nuk na bën shumë përshtypje (sigurisht përpos faktit që e dëgjojmë gjithë ditën), por për të huajt, Noizy përbën një zbulim!
Nëse do kërkonit në YouTube për video reagimesh të amerikanëve, apo rusëve kur dëgjojnë ‘Midis Tirone’, do e kuptonit për çfarë po flasim. Të huajt e dashurojnë muzikën e reperit shqiptar, ritmin e këngëve dhe videoklipet muzikore, aq shumë sa duan të vizitojnë Shqipërinë.
Noizy është ai djali i keq me shokë shumë, orë të shtrenjta dhe makina luksoze që thjesht nuk mund të mos e pëlqesh. “Më pëlqen shumë. Nuk kam asnjë koment. E dua. Është vërtet e bukur. Kaq relaksuese,” shprehen vlogerët e YouTube-it për hitin e 2016-ës. “Kërkuam disa informacione për Noizy-n paraprakisht, dhe zbuluam se ka qenë boksier në Londër. Pra përfundimisht ai i takon asaj bote,” shprehen të tjerë, që ndonëse sapo e kanë njohur, e shohin reperin shqiptar si idhull.
Prandaj edhe shqiptarët bëhen kot pas këngëve të tij. E dinim që kishte një yll të fshehur diku ky Rigels Rajku.