Hidhini një sy politikanëve të pushtetshëm, grave të suksesshme në karrierë, biznesmenëve muiltimiliarderë, apo njerëzve të tjerë që e vlerësojnë kohën e tyre dhe provoni të gjeni një prej tyre që nuk mban orë në kyçin e dorës. Vështirë apo jo? Sigurisht që do ta keni vështirë, sepse për persona të tillë, koha është praktikisht flori dhe një orë dore, veçanërisht nga ato të çmuarat, e dëshmon më së miri vlerën e kohës së tyre.
Për vetë funksionin e saj, ora e dorës është aksesori i vetëm që nuk njeh modë dhe si për veten, ashtu edhe si dhuratë për dikë tjetër, në Tiranë keni vendin ideal për të zgjedhur orën perfekte. Bëhet fjalë për “Verde Watches”, rrjetin e dyqaneve të orëve dhe bizhuterive që sjell në kryeqytet koleksionet më të reja të markave më të njohura botërore, ku autenticiteti është thjesht i padiskutueshëm.
Me disa dyqane zyrtare: dy në qendrën tregtare ETC, një në qendrën tregtare Coin, një në hyrje të ish-Bllokut në rrugën “Ibrahim Rugova”, një në Ring Center dhe një në qendrën tregtare City Park, “Verde Watches” prej 23 vitesh është një nga emrat më të rëndësishëm në tregun shqiptar përsa i përket orëve.
Çdo i apasionuar pas orëve mund të gjejë modelin e tij të preferuar ose dhuratën domethënëse ideale për personat e afërt, pasi midis më shumë se 1000 modele orësh, nëse nuk e gjeni dot të duhurën, atëherë ndoshta nuk po kërkoni fare për një orë.
Në “Verde Watches”, do të gjeni markat e famshme zvicerane Tissot, Longines, Rado, Certina, Philip Watch dhe Edox, të njohura në gjithë botën për cilësinë dhe dizajnet e shkëlqyera; spanjollen Festina që bën bashkë përpikmërinë zvicerane dhe atë japoneze; danezen Bering që po pushton tregun ndërkombëtar të orëve, Sector-No Limits me dizajnin e shkëlqyer italian dhe teknologjinë zvicerane; dhe ikonat japoneze të përpikmërisë, Casio dhe Citizen.
Sakaq, në dyqanin në katin e parë në qendrën tregatre ETC do të gjeni ndër të tjera prestigjiozen Montblanc me orët e luksit, produketet e lëkurës, aromat magjepëse, instrumentet e shkrimit dhe syzet e tendencave të fundit që konsiderohen kryevepra të artizanatit.
Dhe përsa i përket fashionistave, përgatituni të viheni përpara zgjedhjeve të vështira. Në “Verde Watches” do të jeni në një hap me trendet botërore, pasi aty do të gjeni koleksionet më të reja të orëve të shtëpive të famshme të modës si Calvin Klein, Versace, Hugo Boss, Cavalli, Guess, Gc, Versus dhe gjithashtu krijimet e markës së famshme italiane të bizhuterive e orëve, Morellato.
“Verde Watches”, distibutor zyrtar i emrave prestigjiozë të përmendur më lart për Shqipërinë, gjithashtu ofron edhe shërbimin e servisit për të gjithë klientët dhe garanci ndërkombëtare për çdo blerje tuajën.
Stafi i kualifikuar në secilin prej dyqaneve, do t’ju ndihmojë që të bëni zgjedhjen e duhur sipas shijeve dhe nevojave tuaja çdo herë. Për çdo pyetje apo edhe thjesht për të zbuluar koleksionet e reja, kërkoni “Verde Watches” në Facebook dhe Instagram dhe vizitoni faqen zyrtare (www.verdewatches.al.)