Beauty > Vip Vanity

Më në fund pamë flokët e vërtetë të mbretëreshës së parukeve, Era Istrefi

Era Istrefi njihet në botë me flokët e gjatë bjonde si tek “Bonbon” apo edhe videoklipi i fundit, “Redrum”.

Herën e fundit që e pamë me flokët e saj të vërtetë, pa shtesa, i kishte kaq shumë të shkurtër sa në këtë foto që postoi në dhjetor të 2015-ës.

Por kohët e fundit nuk i është dashur të përdorë paruke me doemos, pasi flokët e vet janë rritur dhe tani del në Los Angeles edhe pa shtesa. Në videot e fundit në Snapchat, ku shfaqet duke u çmendur në pub me dy shqiptare të tjera, Anxhelina dhe Lori Hoxha, duken flokët e saj të vërtetë, me rrënjën e errët dhe gjatësitë bjonde.

Përveçse kur i kishte flokët e saj shumë të shkurtër, Era e përdor paruken edhe si aksesor, duke ndryshuar ngjyrën në varësi të stilit. Për t’iu përshtatur temës me të kuqe të “Redrum”, ajo përdori një paruke të kuqe flakë.

Artikuj të ngjashëm

. .