Fotot e reja të Lori Hoxhës tregojnë se mund të ndryshosh look pa hequr dorë nga bjondia.
Dhe meqë bjondia është fiksim, Lori vendosi të ndryshonte dorë.
Fashionista tregoi sot në Instastory se thellë-thellë, kishte shkuar në Los Angeles për të provuar dorën e stilistes së flokëve Tauni Dawson, e cila trajton flokët e të famshmëve të Hollywood-it, si Shay Mitchell apo Julianne Hough, dhe është një eksperte e lyerjeve dyngjyrëshe.
Kështu që Lori hoqi dorë nga bjondia platin për një bjonde gjithashtu shumë të çelët, por me një refleks më të ngrohtë dhe fije që shkrihen gradualisht me rrënjën më të errët.
Pak më parë, ajo nisi në Instagram festën për ndryshimin duke postuar fotot me look-un e ri, që është i dukshëm.
Ja si duken flokët pasi i ke bërë në një sallon VIP në Amerikë:
Dhe ja si duken flokët e bërë në një sallon VIP me një mur amerikan në sfond:
“Dua flokët e saj”, komenton një ndjekëse në Instagram ose, siç quhen tani fansat e Lorit, “kalorse”.
Jo se dukej keq edhe me një sfond shqiptar, me thënë të drejtën.