Beauty > Make-Up

Truku më gjenial për të ruajtur makeup-in në dush: Si nuk e menduam?

‘Një vajzë duhet të bëjë atë që duhet të bëjë’, aq më tepër kur bëhet fjalë për të ruajtur mundin e minutave të tëra për të bërë makeup-in ideal. Është fundi i ditës. Ke bërë plane për darkën, por duhet të lash flokët, ose të paktën trupin.

Në rregull nëse nuk jeni të lyera, por nëse grimi juaj ka qenë perfekt gjatë gjithë ditës dhe nuk keni kohë të shtoni apo hiqni asgjë, si i bëhet? 22-vjeçarja Lauren ka publikuar së fundmi zgjidhjen e saj në Tumblr dhe të gjitha grimieret e vogla të internetit po shpërthejnë nga entuziasmi.

Fotoja ishte bërë virale brenda natës dhe njerëzit ishin të befasuar nga shpikja. Gjithçka kishte bërë Lauren ishte vendosja e syzeve që përdoren nën ujë, për të ruajtur të paprekur makeup-in e syve.

“Flokët ishin bërë me yndyrë, kisha makeup-in të aplikuar dhe doja të dilja me miqtë, por do vdisja nëse do shpenzojë një palë qerpikë të tjerë dhe 45 minuta duke aplikuar pluhurin e syve,” u shpreh ajo për “BuzzFeed”.

Fotoja e saj është shpërndarë 100 mijë herë, ndërkohë që vajza nga e gjithë bota e falënderojnë për idenë.

Artikuj të ngjashëm

. .