Kishte ardhur koha! G-Banit dhe Crazy Girl-it nuk ia kishim dëgjuar emrin që pas bashkëpunimit legjendar të viti 2008 me këngën ‘Të dua’, hit që shqiptarët ende vazhdojnë ta këndojnë me shumë nostalgji.
Por ndonëse 9 vite me vonesë, bashkëpunimi tjetër mes të dyve erdhi! “Te Amo” titullohet kënga e re, duke qëndruar në të njëjtën linjë me bashkëpunimin e tyre të parë.
Tani e kuptojmë pse ishte kaq e vështirë t’i harronim. Crazy Girl dhe G-Bani se ç’kanë një gjë, që vërehet tek lirshmëria e të dyve kur bëjnë rep apo kërcejnë. Tani mbani vesh: Erdhi çuni nga Rubiku që solli teleferiku...