Qershori është muaji që do ta shijoni në maksimum, duke qenë një prej muajve më të mirë të vitit për të gjetur dashurinë dhe lumturinë, por edhe luksin! Ky trend nisi që prej hënës së re të 25 majit. Vibrimet romantike të saj do të ndikojnë fuqishëm edhe me nisjen e qershorit. Mundohuni të dilni me miqtë e të socializoheni në çdo mënyrë, sepse do të argëtoheni dhe do të njihni njerëz të rinj.
Dita më romantike do të jetë e shtuna e 3 qershorit. Nëse mund të shkoni diku larg, do t’ia kaloni shumë mirë. E gjithë java e parë e qershorit është juaja, do të jeni me shumë fat në fusha që s’ju kanë ecur shumë mirë kohëve të fundit.
Që ta dini, mesi i muajit s’do të jetë i mirë për askënd, sepse hënës së plotë do t’i bashkohet edhe Saturni, planeti i prakticitetit dhe mungesës së emocioneve, që na mëson t’i shikojmë gjërat siç janë. Hëna e plotë e 9 qershorit do të kulmojë sektorin tuaj të miqësisë së vërtetë, ndoshta duke ju sjellë edhe një mik që po përjeton një periudhë të vështirë. Urani do të jetë miqësor me këtë hënë të re dhe kjo është diçka e madhe, sepse Urani është planeti juaj sundues, që do t’ju sjellë edhe një zgjidhje për problemin e mikut tuaj.
Vetëm gjashtë ditë më vonë, 15 qershori do të vërë ballë përballë Diellin me Saturnin, çka mund t’ju ndajë nga i dashuri apo dikush me të cilin po njiheni, ndoshta për shkak të punës. Ose mund edhe të keni një konflikt me këtë person. Një mundësi është që të hasni vështirësi në komunikim me fëmijën tuaj.
14 dhe 15 qershori do të jenë ditë disi depresive, kur do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht ndaj kritikave. Është situatë e përkohshme nga e cila do t’ju nxjerrë inteligjenca si edhe intuita juaj e fortë.
Çdo shenjë do të hasë vështirësi në këtë periudhë. Nuk është aspak kohë e mirë për një marrëveshje pune, për të nxjerrë në treg një produkt apo shërbim të ri. Evitoni ta bëni këtë mes datave 7 deri në 17 qershor. Nëse ndërmerrni një hap në këto ditë nuk do të keni përfitime, ose mund të zhgënjeheni nga partneri profesional.
Tani le t’i kthehemi punës: do të keni plot për të bërë në qershor. Në 4 qershor Marsi do të vendoset në shenjën e Gaforres për të qëndruar deri në 20 korrik, dhe ju do t’ju paraqiten shumë detyra për të përmbushur. Nëse jeni të vetëpunësuar, do të gjeneroni më shumë në biznesin tuaj. Kërkesat për biznesin do të shtohen akoma më shumë pas hënës së re të 23 qershorit. Kjo hënë e re do t’i bëjë më ngjeshura 10 ditët në vijim, kështu që komunikoni që tani me klientët e rinj dhe të vjetër. Nëse jeni të punësuar dhe doni të ndërmerrni projekte më të ndërlikuara, flisni me shefin që në fillim të qershorit, sepse kërkesa juaj me gjasa do të pranohet.
Nëse jeni të vetëpunësuar, nisni një fushatë marketingu me klientët dhe përfshihuni më shumë në rrjetet sociale, sepse kjo me shumë mundësi do t’ju sjellë shpërblime të majme pas 23 qershorit. Neptuni do të jetë në linjë me hënën e re në shenjën e Gaforres, ndaj sa më origjinalë dhe krijues të jeni në punë, aq më mirë do të shpërbleheni. Neptuni po shkon drejt shtëpisë suaj të shpërblimeve dhe do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me sektorin e nënshkrimeve, duke i lidhur të ardhurat me punën tuaj.
Shtëpia duket të jetë qendra e vëmendjes suaj në hyrje të qershorit. Për këtë falenderoni hënën e re të 25 majit, që do të vijojë t’ju sjellë mundësi, ide dhe mbi të gjitha, motivim për t’i bërë realitet ndryshimet në shtëpinë tuaj. Nëse për këtë ju nevojiten para, Jupiter, akoma në shtëpinë e tetë të parave të tjerëve, do të veprojë që ju t’i merrni. Nëse u duhet një kredi, aplikoni gjatë javës së parë të qershorit.
Ju keni patur Jupiterin bujar në sektorin e financave. Megjithatë, përgjatë pjesës më të madhe të 2017-ës shumë peshq nuk janë ndier aq me fat, ndoshta për shkak të hënave të reja dhe të plota që sjellin probleme financiare.
Përveç kësaj, Jupiteri ka qenë i pafuqishëm që prej 6 shkurtit, kur kaloi në prapavijë. Ai do të kthehet në pozicion normal në 9 qershor, çka do t’ju sjellë ndryshime të menjëhershme në financat. 3 qershori do t’ju surprizojë, me Jupiterin fatsjellës që do të vendoset në vijë me Diellin dhe më pas, atij do t’i bashkohet Hëna. Vështirë të gjesh një ditë më të mirë për paratë.
Më 9 qershor Hënës së plotë tek Shigjetari do t’i bashkohet Saturni, çka sjell një vendim të rëndësishëm në karrierë apo kulmimin e një cështjeje profesionale. Mund t’ju jepet një mundësi e rrallë, ose një rol i ri që do të ketë përgjegjësi të mëdha dhe pushtet. Njëherësh, planetet në sektorin tuaj të shtëpisë do t’ju vënë mes dy zjarresh: statusit profesional në ngritje nga njëra anë, dhe detyrimeve në shtëpi, nga ana tjetër.
Gati një javë më vonë, më 15 qershor, Dielli dhe Saturni do të vendosen në pozicion të kundërt, që sjell vështirësi. Mund të shqetësoheni për mirëqenien e një të afërmi, apo për një situatë tjetër. Nuk është në asnjë mënyrë një javë e mirë për të blerë apo shitur prona, sepse çmimi do jetë zhgënjyes, sipas gjasave. Kini kujdes me shëndetin, flini dhe ushqehuni mirë. Nëse nuk kujdeseni, do të jeni akoma më të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe do të përjetoni akoma më shumë stres.
Afërdita në shenjën e Demit prej 9 qershorit deri më 4 korrik është një pozicion i shkëlqyer për ju. Afërdita do të shkojë në sektorin tuaj të udhëtimeve të shkurtra, ndaj mund të merrni ftesa për të vizituar miqtë në shtëpitë e tyre verore.
Nga fundi i qershorit gjithçka do të përmirësohet. Një bashkim i bukur i trupave qiellorë do të jetë ai i 23 qershorit, që do t’ju mbushë me argëtim dhe romancë. Puna e rëndë e fillimit të muajit do të lehtësohet dhe si rezultat, do të keni më shumë kohë për të shijuar jetën.
Hëna e re e 23 qershorit (mundësi), Dielli (vëmendje ndaj jush), Mërkuri (të reja) dhe Marsi (joshje) do të bashkëveprojnë për të njohur njerëz të rinj. Nëse jeni single, mund të njihni dikë të veçantë që do t’ju intrigojë. Neptuni, sunduesi juaj magjepsës, do t’ju rrezatojë ditët në vijim dhe do t’ju ftojnë në festa ku duhet të shkoni patjetër.