Beauty > Parfume

Ja përse femrat çmenden pas meshkujve Londinezë

Një mashkull i kontrasteve, i cilli shfaqet i qetë në përditshmëri, një mendimtar më shumë se një orator, por që ka një botë të thellë arti brenda, gati për t’u zbuluar. I veshur me një kostum dhe një pallto të gjatë të zezë, ju do të mendonit se po drejtohet në zyrë, por kënaqësia e tij e vërtëtë është çmenduria e natës dhe skena.

Në skenë ai transformohet në një tjetër njeri, ekspresiv dhe i papërmbajtshëm. Kështu e ka përshkruar jetën e tij Josh Ëhitehouse, aktori britanik që po çmend vajzat, i cili është përzgjedhur për të qënë fytyra e fushatës të parfumit më të ri nga Burberry, Mr. Burberry.

 

Krijuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Christopher Bailey në bashkëpunim me perfumierin Francis Kurkdjian, Mr.Burberry Eau de Parfum është një interpretim me intensiv i Burberry Eau de Toilette.

Mr. Burberry Eau de Parfum është frymëzuar nga jeta e Londrës gjatë natës. I ngrohtë, sensual dhe i pjekur, parfumi shkrin aromat klasike të parfumeve britanike të meshkujve. Kanellë aromatike e  shtruar me delikatesë në patchouli dhe esencë të drurit me qelibarin dhe vetiverin e tymosur.

Shishja është një homazh për trashëgiminë e palltos të zezë. E fortë dhe mashkullore, ajo përbëhet nga kapaku i rëndë i frymëzuar nga kopsat klasike dhe  një nyjë të lidhur me dorë në rreth qafës - një homazh për pëlhurën inovative të shpikur nga Thomas Burberry më shumë se 100 vjet më parë. Shishja me ngjyrë të errët përcjell sensualitetin dhe ngrohtësinë e aromës.

Ky parfum jo vetëm që ka një aromë tërheqëse që mban gjatë, por edhe një paketim që ja vlen ta keni në dorë.

Artikuj të ngjashëm

. .