Beauty > Vip Vanity

Të bëra bijë të të ngjaj! Kris Jenner shndërrohet në sozinë e Kim-it

Photo Courtesy of Daily Mirror

Që Kim Kardashian i ngjan shumë mamasë, këtë e kemi vënë re që kur i njohëm fillimisht.

Por fotoja e fundit e Kris-it në Instagram po i çmend të gjithë: me ndihmën e Arielit, grimierit të preferuar të vajzave- Kim dhe Kylie- Kris duket krejt si Kim.

 

Glam makeup by @makeupbyariel hair by @andrewfitzsimons #ittakesavillage

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner) on

Po të mos ishte prerja e shkurtër e flokëve, praktikisht nuk do ta dallonim dot 61-vjeçaren nga vajza e saj 35 vjeçe.

Shtesat e qerpikëve, grimi i tymtë me tone natyrale dhe buzët ngjyrë mishi janë detajet dalluese të look-ut të Kim-it.

 

CLOSE UP

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Artikuj të ngjashëm