WhatsApp është falas! Fiksojeni këtë njëherë e mirë, pavarësisht mesazheve që mund t’ju vijnë në këtë aplikacion, ku ju thuhet të paguani për të vazhduar përdorimin.
Shumë përdorues të WhatsApp-it kanë marrë një mesazh të dyshimtë, ku u thuhet se abonimi ka përfunduar dhe duhet të paguajnë 99 peni për një ‘abonim të përjetshëm’ për këtë shërbim. WhatsApp-i e provoi njëherë pagesën prej 99 peni në vit, por u bë sërish falas në fillim të 2016-ës. Që atëherë janë bërë disa përpjekje për të mashtruar përdoruesit me qëllim përfitimin e parave.
Mashtruesit fshihen pas emrit të WhatsApp dhe zakonisht këshillojnë të vazhdohet dërgimi i mesazhit duke e bërë ‘forëard’, kështu mund t’i shpëtoni ndëshkimeve nga ky aplikacion siç është mbyllja e llogarisë, ose të vlerësoheni me dhurata nga WhatsApp-i (tingëllon e bukur, por mos e besoni).
Stafi i WhatsApp ka reaguar pas këtyre mesazheve, duke këshilluar të gjithë përdoruesit të mos bien pre e mashtrimit, por të bllokojnë numrin që i dërgon dhe të fshijnë mesazhin.
Burimi: Mirror