Peneli i syve është një nga teknikat më të vështira për t’u mjeshtëruar, prandaj shumë prej vajzave heqin dorë prej tij. Në të vërtetë edhe profesionistët shpeshherë gabojnë në aplikimin e tij. Prandaj, për të shmangur ‘katastrofat’ ka disa hile profesionale që të shkurtojnë shumë kohë. Rrallë herë ndodh, ama ndonjëherë ata vendosin ti ndajnë sekretet e tyre me ne.
Epo spo e zgjasim më, e dimë që mezi po prisni ta lexoni këtë.
Grimierja ndërkombëtare e Gosh Copenhagen, Sidsel Marie Bøg, ka një mënyrë shumë të lehtë. Para se të bëjë penelin ajo skicon një vijë të hollë, me lapsin Kohl ngjyrë mishi, aty ku mendon se do të vendosë penelin.
Më pas me Giant Pro Double liner krijon penelin mbi këtë vijë.
Ky penel është shumë i lehtë për t’u përdorur, pasi ka formë lapsi dhe ju lejon ta kontrrolloni lehtësisht se ku e vendosni. Gjithashtu ai thahet dhe qëndron gjatë në lëkurë.
Për më tepër në anën tjetër ai ka një laps i cili është perfekt për smokeu eyes, ose per zonën brënda syrit. Kësaj i themi blerje e zgjuar!
Si përfundim fshini lapsin me një furçë të pastër dhe aplikoni 2 shtresa nga rimeli Volume Serum Mascara.
Dhe ja , kaq lehtë ju mund të arrini një penel perfekt!