Ka një mori të tërë me trende flokësh për të cilat ndoshta nuk do të na kishte shkuar mendja kurrë, nëse dikush tjetër nuk do të na i kishte prezantuar. Por nga ana tjetër, një trend flokësh mund të ketë qenë para syve tanë prej një jete dhe të mos e kemi vënë re derisa dikush në Instagram t’i gjejë një emër të këndshëm.
Kjo vlen për topuzin oktapod, që është thjesht një tjetër topuz i rrëmujshëm me një emër tashmë specifik.
Topuzi oktapod është njëlloj si topuzët e tjerë të rrëmujshëm, veçse në fund të procesit, bishtat e flokëve lihen jashtë lidhëses duke krijuar idenë e tentakulave, një model perfekt për një ditë me flokë të palarë, kur thjesht nuk do të lodhesh.
Burimi: Allure