Bashkëshorti i Manjola Nallbanit është një gjeni për t’i motivuar njerëzit. Ose të paktën gruan e tij: për ta shtyrë të gatuajë akoma me më shumë dashuri, mendoi ta nderonte me çmimin “Mbretëresha e Kuzhinës”.
Nderime të tilla përveçse të përkëdhelin sedrën, të vënë përpara përgjegjësisë për të gatuar akoma më shumë, me më shumë përkushtim dhe më shumë dashuri.
Këngëtarja postoi në Instagram foto me përparësen e bërë posaçërisht për të, ku bashkëshorti kishte shkruar: “Manjola, mbretëresha e kuzhinës”. Me një ironi në formë shakaje, Manjola shkruan se tani s’ka ç’bën: për të treguar se e meriton vërtet titullin, do ta gdhijë mbi tenxhere.
“Live nga shtëpia. Kur burri të bën dhuratë këtë përparësen e gatimit ku shkruhet: “Manjola, Queen of the Kitchen” (Manjola, mbretëresha e kuzhinës).
Hajde motivim hajde! Do e gdhij mbi tenxhere tani, u pa puna.”