Që kur djali i tij erdhi në jetë, Liam Payne nuk bën gjë tjetër përveçse flet për të dhe bashkëshorten Cheryl. Këngëtari 23-vjeçar nuk i thotë kurrë jo bisedave, të cilat lidhen me prindërimin dhe eksperiencën e të qenit baba i ri. I pyetur se çfarë pret nga e ardhmja, ai është përgjigjur se e gjithë vëmendja është përqendruar te djali i tij i vogël.
“Siç duket, unë kam shumë gjëra për të bërë me tim bir. Pres me padurim që ai të fillojë të ecë dhe të flasë. Do të jetë një nga gjërat më të bukura të jetës sime.”
Përsa u përket projekteve muzikore, të cilat kohët e fundit i ka lënë pas dore, Liam-i pohon se do t'u rikthehet. Këtë herë, ish-pjesëtari i One Direction, pohon se do të eksperimentojë solo, duke qenë se i mungon një krijim tërësisht i tiji.
Këto plane i mbeten së ardhmes, pasi aktualisht Payne është i gjithi vetëm për Cheryl-in, së cilës nuk lë asnjë rast pa i shprehur dashurinë, po ashtu edhe të voglit, që u ka ndryshuar jetën të dyve. Edhe pse me një diferencë rreth 10 vitesh, ylli i “Parachute” dhe Liam-i duket se janë më të dashuruar se kurrë.
Burimi:'Daily Mail'