Seksi i dhimbshëm mund të ndodhë për arsye të ndryshme, siç janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme apo sëmundje të tjera. Trupi juaj mund të mos prodhojë mjaftueshëm lubrifikantë natyralë, ose shkaku mund të jetë psikologjik, siç janë problemet me ankthin. Megjithatë mbase nuk keni gjetur ende pozicionet më të mira seksuale që i përshtaten trupit tuaj. Nëse jeni konsultuar me një doktor dhe ende ndieni dhimbje, këto janë disa pozicione që do ta bëjnë seksin më pak të dhimbshëm dhe më të këndshëm.
Ky pozicion do t’ju sigurojë penetrim mjaftueshëm të thellë. Nëse jeni të thata, provoni të përdorni lubrifikant. Shumë. Pastaj kalërojeni atë bukurosh.
Ju qetësohuni dhe lëreni partnerin të bëjë punën. Vendosini njërën dorë tek klitori dhe shijoni xhiron tuaj.
Ky moment kërkon vëmendjen tuaj të plotë. Përqëndrohuni tek kontakti me partnerin, lejojeni ‘ju prekë klitorin dhe as mos u shqetësoni t’i ktheni nderin, sepse ky moment është i gjithi i juaji.
Nëse penisi i tij është shumë i gjatë, ky pozicion jo vetëm ju jep penetrim shuëm të thellë, por mund ta kontrolloni vetë sa thellë apo sa shpejt vepron partneri. Dhe mund të sprapseni nëse diçka nuk shkon siç duhet.
Nëse penisi i tij është shumë i gjerë, shtrihuni në këtë pozuicion dhe hapni këmbët pak më shumë se gjerësia e shpatullave. Nëse ndieni dhimbje në ndonjë moment, mund të ulni ijet poshtë dhe nëse doni më shumë, t’i ngrini lart e më lart, sipas dëshirës.
Burimi: Cosmopolitan