Punonjësja e shërbimit të çiftit mbretëror fitonte rreth 35.000 paund në vit për të gatuar, pastruar dhe bërë pazaret për familjen e dukeshës. Por volumi i punës dhe kërkesat e çiftit rreth punës së saj, vetëm sa shtoheshin dhe këtë situatë ajo nuk mund ta përballonte dot më.
35 vjeçarja e cila prej 2 vitesh punon në shtëpinë e çiftit, ka refuzuar të kalojë më shumë kohë në pallatin Kensington, të cilin e ndajnë bashkë me princ Harry-n. Burime pranë familjes mbretërore, bëjnë me dije se ajo ka qenë një punonjëse e devotshme për ta por kërkesat vetëm sa shtoheshin dhe është e pamundur ta përballojë.
“Ata donin që ajo të kalonte pjesën më të madhe të kohës në pallat dhe volumii punës sa vinte dhe rritej. Nuk arrinte të kishte një jetë normale për shkak se gjatë gjithë kohës merrej me nevojat e Kate, William dhe të fëmijëve. Por ata e humbën.”
Përpos saj, Kate-it i duhet edhe një sekretare e re, pasi kohët e fundit, punonjësja e saj e besuar Rebecca Deacon ka hequr gjithashtu dorë nga detyra kohët e fundit.
Burimi:'Daily Mail