Që Scott Disick ka dalë nga binarët, këtë e kemi vënë re të gjithë dhe nëse është dikush që mund ta bëjë atë t’i thërrasë mendjes është pikërisht Kourtney, nëna e 3 fëmijëve të tij.
Pasi pothuajse në çdo dalje të tijën shihet me një “të dashur” të re (lexo këtu), e madhja e motrave Kardashian së fundmi i ka bërë me dije se nuk do t’i lejojë t’i shohë më fëmijët e tij derisa të bëhet i përgjegjshëm për veprimet që kryen.
Sipas TMZ-së, 38 vjeçarja, e cila edhe pse është mësuar me tipin e tij prej Kazanove, kësaj herë nuk e përtyp dot faktin që fëmijët e tij të shohin të atin që bën të tilla skena. Ajo është betuar se nuk do ta lejojë ish- partnerin as t’i shohë të vegjëlit.
Miqtë e Scott, madje dhe vetë Kourtney janë përpjekur ta bindin atë t’i japë fund kësaj jete, por pa rezultat pasi ai refuzon të heq dorë nga alkooli dhe substancat narkotike të cilat konsumon.
Nga ana tjetër, motra e Kim, edhe pse do që ai dhe fëmijët e saj të kenë një marrëdhënie të shëndetshme, e ndjen shumë të rrezikshme praninë e tij në këtë periudhë, të paktën deri sa ai ta kuptojë vërtetë se çfarë do realisht.
Burimi:'Daily Mail'