Çdo verë, raporti i trendeve nga aplikacioni Pinterest parashikon çfarë trendi do të hihni gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale dhe që në fund të fundit do ta doni edhe vetë.
Bazuar në termat më të kërkuar të momentit, duket se tashmë të gjithë po dashurohen me tatuazhet e përkohshëm të aromatizuar. Po, po. E kuptuat mirë. Bëhet fjalë për tatuazhe zakonisht me ngjyra dhe me motive floreale që ngjiten në lëkurë dhe mbahen për 2-4 ditë.
Përgjatë këtyre ditëve, tatuazhi lëshon një fragrancë lulesh që çdokush mund ta zgjedhë vetë në bazë të shijeve.
Burimi: Glamour