Pjesa më e madhe e atleteve në ditët e sotme kanë një lloj gome të butë rreth pjesës fundore, që ju shërben si një sustë gjatë aktiviteteve fizike. Dhe ju me siguri e keni vënë re se pas njëfarë kohe, kjo pjesë e gomuar fillon të krijojë disa rrudha, që i bëjnë atletet të duken sikur i keni blerë një shekull më parë.
Por, një përdorues i rrjetit social Reddit ka zbuluar një hile gjeniale për të hequr "rrudhat" në fjalë. Ai postoi disa foto të atleteve të tij para/pas dhe rrëfeu se kishte përdorur një tharëse flokësh për të eleminuar rrudhat. Dhe diferenca duket mirë.
Sipas tij, mjafton që ta gradoni në temperaturë të nxehtë tharësen e flokëve dhe ta mbani disa herë nga një minutë në secilën prej pikave problematike, duke u siguruar që goma nuk po shkrin. Gjithashtu, ai sugjeron që të mos e prekni me gishta pjesën e gomës përpara se të ftohet, sepse rrezikon të mbetet shenjë.