Fundjavën që shkoi, Pippa Middleton dhe James Matthews u kurorëzuan në martesë, në një ceremoni të bujshme, të cilën mediat e pasqyruan në pothuajse çdo detaj të mundshëm.
Sigurisht, edhe muaji i mjaltit që erdhi pas kësaj kërkoi vëmendje të veçantë: “Dailymail” siguroi pamje të ishullit privat, ku Pippa dhe James po kalojnë ditët e para të ëmbla të martesës.
Ishulli Tetiaroa në Tahiti është tashmë pronë e Miko Brandosë, djalit të madh të legjendës së kinemasë Hollywood-iane, Marlon Brando, i cili e bleu këtë ishull në vitet ’60. Miko e mirëpriti çiftin në “vendin më romantik në Tokë”.
Aq romantik dhe intim është, saqë Barack Obama kaloi së fundmi 4 javë atje, siç thuhet në librin e tij me kujtime.
Në këtë ishull gjendet edhe një resort i mrekullueshëm, që mban emrin “Resorti Brando”, në nder të aktorit.
Në resort është kjo pishinë fantastike dhe pastaj pamja flet vetë.
Suita më e mirë e resortit ka 3 dhoma dhe një pishinë më vete; kushton 11.200 dollarë për natë. Vëmë bast që Pippa dhe James po flenë pikërisht në këtë suitë?
Dhe nëse ishit kurioz, ky është Miko: