Bella Hadid na lë gjithmonë pa fjalë, por pas këtij fustani s’na mbetet veçse të pyesim: “A mund të ketë më pas kësaj?”
Në mbrëmjen plot glamour të amFAR Gala dje, Bella u shfaq me një fustan krejtësisht të tejdukshëm të Ralf&Russo, me një tyl të bardhë dhe të stolisur me aq shumë gurë të çmuar, saqë dukej si një magji akulli!
Ndonëse fustani zëre se s’ishte, ta mbaje veshur kishte peripecitë e veta. Teksa parakalonte në tapetin e kuq, njëri krah i ra dhe iu desh të thërriste dikë që t’ia rregullonte.
Me grimin e lehtë gjithmonë në tonet e argjendta, Bella nuk kishte asgjë më pak se mbretëresha magjike e akullit Elsa tek “Frozen”.