E shkuara është “in” tashmë dhe veçanërisht kur vjen puna tek aksësorët. Moda ka ndaluar në stilin e viteve ’90 dhe nëse ka një aksesor që evokon pikërisht këto vite (përveç varëseve choker sigurisht), janë pikërisht çantat e vogla të krahur me logot e markave, të preferuarat e vajzave të pasura e të llastuara të kohës si Paris Hilton etj.
Vajzat më me stil të showbiz-it gjithashtu po i kthejnë gjihnjë e më tepër sytë nga çantat ikonë të viteve ’90 dhe po ashtu edhe stilistët e markave të mëdha po i rikthejnë këto stile në pasarela.
Por, ndërsa këto çanta në koleksionet e reja mund të kenë çmime goxha të kripura, një zgjidhje ideale mbeten çantat vintage. Ndaj, për të qenë brenda trendit dhe për të pasur “the real deal”, nxitoni në www.viaanabel.al për të zbuluar të gjitha modelet vintage të markave më prestigjioze të modës në botë.