Horoskopi > Karakteristikat e Shenjave

Nëse nuk besoni në horoskop, s’keni parë yjësinë e secilës shenjë

Yjësitë janë quajtur “libri më i vjetër me ilustrime për njerëzimin”. Për më shumë se 5 mijë vite, njerëzit kanë parë të njëjtët yje në qiellin pa re të natës.

Yjet janë grupuar në yjësi, të cilat në mënyrë imagjinare formojnë një simbol të caktuar. U janë vënë emra nga mitologjia greke dhe secila yjësi përfaqëson një personazh të caktuar nga mitologjia.

Është e çuditshme sa të ngjashme janë format e yjësive me simbolet e shenjave të horoskopit që përfaqësojnë. Yjësia e madhe që ngjan si një luan i madh krenar është në fakt, yjësia e shenjës së Luanit, dhe lidhet me historinë mitologjike të një luani të vrarë nga Herkuli i pamposhtur.

Ka miliona yje, por vetëm rreth 5780 prej tyre janë të dukshme për syrin. Zodiac është në fakt emri i 12 yjësive që krijojnë një rreth rrotull Tokës. E ndërsa Toka rrotullohet, arrijmë të shikojmë njëherë njërën gjysmë të rrethit, pastaj tjetrën.

Çdo muaj, njëra prej yjësive shfaqet mbi horizontin perëndimor për të nisur lëvizjen drejt lindjes.

Ja cilat janë 12 yjësitë që lidhen me 12 shenjat e horoskopit dhe historitë mitologjike që gjenden pas tyre:

Aries (Dashi) 21 mars- 19 prill
Në mitologjinë greke, Aries ishte një dash me krahë dhe lesh ngjyrë ari. Lëkura e tij konsiderohej e çmuar dhe të gjithë kërkonin se ku ishte fshehur.
Taurus (Demi) 20 prill- 20 maj
Jupiteri, zoti i zotave në mitologjinë romake, u kthye në një dem kur notoi nga Fenicia për në Kretë.
Gemini (Binjakët) 21 maj- 20 qershor
Kjo yjësi lidhet me Castor-in dhe Pollux-in, fëmijët binjakë të Zeusit. Besohej se u sillte fat marinarëve, duke qenë se shfaqej në fund të dimrit të stuhishëm.
Cancer (Gaforrja) 21 qershor- 22 korrik
Gaforrja përfaqëson gaforren që Juno (Hera në mitologjinë romake), dërgoi për të shpëtuar përbindëshin Hidra në luftë me Herkulin. Por Herkuli e mposhti duke e shkelur për vdekje. Si shenjë nderimi për trimërinë, Juno i vuri kësaj yjësie emrin e saj.
Leo (Luani) 23 korrik- 22 gusht
Kjo yjësi e madhe është në nder të luanit që u dërgua për të mposhtur Herkulin, por gjithashtu nuk ia doli.
Virgo (Virgjëresha) 23 gusht- 22 shtator
Virgjëresha është një figurë e njohur në mitologji, që përshkruhet si një vajzë e virgjër që mban në dorë një kalli gruri, që simbolizon të korrat.
Libra (Peshorja) 23 shtator- 22 tetor
Peshorja është simbol i barazpeshës. Kjo yjësi shfaqet gjatë ekuinoksit të vjeshtës, kur ditët dhe netët zgjasin njësoj.
Scorpio (Akrepi) 23 tetor- 21 nëntor
Në mitologji Scorpio (ose Scorpius), ishte akrepi që sulmoi dhe vrau gjuetarin Orion.
Saggitarius (Shigjetari) 22 nëntor- 21 dhjetor
Kjo yjësi zakonisht përfytyrohet si harkëtari Chiron, i cili në mitologji ishte një centaur (gjysmë njeri, gjysmë kalë). Thuhej se Chironi kishte qëlluar Scorpio-n për të marrë hakun e Orion-it.
Capricorn (Bricjapi) 22 dhjetor- 19 janar
Në shumë kultura, bricjapi përfytyrohet si një figurë me kokë dhie dhe bisht peshku. Vetë cjapi, një ekspert në ngjitje, përfaqëson ngjitjen e Diellit nga pozicioni më i ulët drejt qiellit. Pas 22 dhjetorit që është dita më e shkurtër, koha gjatë së cilës ka diell në qiell sa vjen e rritet.
Aquarius (Ujori) 20 janar- 18 shkurt
Në mitologjinë greke, Ujori është Ganimedi, ai që u jepte perëndive ujin e jetës.
Pisces (Peshqit) 19 shkurt- 20 mars
Peshqit përfaqësojnë Afërditën, perëndeshën e dashurisë dhe bukurisë, dhe të birin e saj Kupidin. Për t’i shpëtuar një përbindëshi, ata u kthyen në peshq dhe u hodhën në një lumë.

 

Artikuj të ngjashëm