Në muajin mars ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë me aktorin Bradley Cooper dhe mbrëmjen e së martës në Kanë, supermodelja Irina Shayk bëri debutimin e saj të parë në tapetin e kuq pas shtatzënisë.
Siç mund ta merrni me mend, dukej thjesht perfekte. Bukuroshja ruse i mahniti të gjithë të pranishmit, pasi u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan të gjatë të verdhë nga Atelier Versace, me një të çarë spektakolare rrëzë kofshës.
Ylli i pasarelës dëshmoi se është rikthyer në top formë në vetëm dy muaj, aq sa duket se nuk ka qenë kurrë shtatzënë.
Burimi: Daily Mail