Vera është stina e ndryshimit; pranvera na ndërron gjakun, kurse gjatë verës na pëlqen ta shikojmë veten në një dritë të re, çka kryesisht përfshin një ngjyrë më të çelët flokësh.
Trendi më i ri i flokëve këtë sezon është një ngjyrë me bazë bjonde dhe një nuancë agrumesh të freskëta dimërore.
Flokët në ngjyrë mandarine po shfaqen kudo nëpër Instagram.
Në fakt, kjo ngjyrë është një lloj nuance portokalli shumë e ndezur, gati-gati në neon.
Sigurisht, si asgjë që ka të bëjë me modën, as ky trend nuk u shpik tani; ua kemi parë plot herë të famshmëve, por ikona e kësaj ngjyre është padyshim David Bowie, që e ka mbajtur në variante të ndryshme.