Metropolitan > Sport

Bota e sportit në zi: Ndahet nga jeta Nicky Hayden

Pas një aksidenti të rëndë me biçikletë thuajse një javë më parë në Itali, ish-kampioni i Moto GP Nicky Hayden u nda nga jeta gjatë së hënës në moshën 35-vjeçare.

Ylli i motoçiklizmit pësoi plagë të rënda në kokë dhe gjoks dhe nuk ia arriti të mbijetonte, duke ndërruar jetë në një spital në Cesena. Hayden ishte me një grup miqsh në Rimini gjatë së mërkurës së kaluar duke udhëtuar me biçikletë kur u godit nga një makinë.

Sportisti i famshëm amerikan u bë një ndër pilotët e preferuar të Moto GP në vitin 2006, kur me motorrin e tij Honda, i mori nga duart titullin kampion Valentino Rossi-t duke i dhënë fund dominancës së tij prej 5 dekadash në këtë sport.

Nicky Hayden pasi mundi Valentino Rossi-n në vitin 2006

Shumë nga kolegët e tij kanë shprehur dhembjen për ndarjen e parakohshme nga tjeta të Hayden, duek e cilësuar atë si një ndër djemtë më të sjellshëm dhe më të shoqërueshëm në Moto GP.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .