Moda > Fashion on TV

Të veshurit më keq në Eurovizion: Ja në ç’vend renditet Shqipëria

Më shumë se një javë pas përfundimit të Festivalit Europian të Këngës, website-i WiwiBloggs ka organizuar një sondazh për të përcaktuar fituesin e çmimit Barbara Dex, që është çmimi i këngëtarit/es të veshur me keq në këtë edicion të festivalit. Fitues i këtij çmimi ka rezultuar Slavko Kalezic, përfaqësuesi i Malit të Zi, i cili ka marrë 1167 vota si artisti i veshur më keq.

Pas tij renditet në vend të dytë përfaqësuesja e Letonisë, Triana Park ndërsa në vend të tretë është Martina Barta, përfaqësuesja e Republikës Çeke.

Sakaq, përfaqësuesja e Shqipërisë, Lindita Halimi, është renditur në vendin e gjashtë të klasifikimit famëkeq.

Këngëtraja shqiptare performoi në skenën e Eurovizion e veshur me një fustan të bardhë pjesërisht transparent dhe të dekoruar me pllakëza të shndërritshme në pjesën e bustit, krijim i  stilistit Joni Peçi.

Burimi: Balkanweb

Artikuj të ngjashëm

. .